Ministri Manja zbulon emrat, ja kush janë 8 të dënuarit nga GJKKO që u liruan prej amnistisë penale

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në Kuvend ka listuar emrat e 8 përfituesve të dënuar nga GJKKO prej amnistisë penale. Sipas Manjës, kanë përfituar jo zyrtarë të lartë.

Edmond Z. I, se kam idenë çfarë zyrtari ka qenë. I dënuar për nenin 248 ..  Ka qenë i dënuar 1.4 vite burg i janë falur 13 ditë

Marginglen M.  i dënuar me 2 vjet burg për ‘shkelje të barazisë në tendera” i janë falur 5 muaj e 28 ditë.

 Marvin M i dënuar me 2 vite i janë falur 9 muaj e 7 ditë

 

Admir B, nga 4 vite dënim i janë falur 3 muaj e 25 ditë

Eduard. R, është dënuar për moskallëzim krimi nga GJKKO. U dënua 3.6 vite burg, i janë falur 1 vit burg

Hamza. T, i  dënuar me 1.2 vite burg i janë falur 4 muaj e 21 ditë

Ibrahim G,i dënuar me 8 muaj burg i janë falur 26 ditë

Erion.B,  i janë falur 14 ditë

Lulzim Ç, është dënuar për ushtrim të ndikimi të paligjshme 1 muaj e 8 ditë

Këto të 8 në 20 përfituesit me ulje dënimi, kanë qenë për një nga veprat që listova. Të tjerët janë dënuar nga GJKKO por kanë përfituar për vepra të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme