Ministri Mustafa mban jashtëligjshëm në detyrë të dyshuar për abuzim me miliona euro

Besian Mustafa, ministër i ri i Bujqësisë, është duke u mbështetur në njerëz që dyshohet se kanë abuzuar me miliona euro të buxhetit të Kosovës.

Ai nuk i ka suspenduar Kapllan Halimin dhe Ekrem Gjokajn, dy nga autoritetet kryesore të dikasterit qeveritar të cilin e udhëheq prej një jave, ani se kundër tyre, një muaj më parë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Krahas aktakuzës, brengën për abuzime të tjera të Halimit, që është sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë (MBPZHR), dhe të Gjokajt, që është kryeshef i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), e ka shprehur edhe Bashkimi Evropian (BE) dhe Agjencia Kundër Korrupsion, në dy letra, kopje të të cilave i ka siguruar “Koha Ditore”.

Zyra e BE-së në Kosovë ka kërcënuar se, shkaku i të dyve mund ta pezullojë asistencën për bujqësi. Ndërkaq Antikorrupsioni ka kërkuar masa ndaj Gjokajt, për të cilin ka gjetur se gjatë orarit të rregullt ka punuar jashtëligjshëm edhe në dy institucione arsimore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme