Pas sinjaleve të forta nga Gjermania dhe deklaratës së ministrit të Jashtëm të Holandës, se Shqipëria do të ndahet në rrugën e hapjes së negociatave nga Maqedonia e Veriut, të cilës i hapen realisht brenda këtij viti, duket se dështimi i qeverisë shqiptare me integrimin tashmë është fakt i kryer.
Edhe gjatë vizitës në Tiranë, të Komisionerit Europian për Zgjerim, Varhelyi, nuk dha një datë për mbajtjen e kësaj e konferencës ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë për hapjen e negociatave, ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut, kjo gjë tashmë është konfirmuar.
Gjatë një interviste në televizionin A2, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj për herë të parë ka pohuar, se procesi ynë dhe i Maqedonisë së Veriut në këtë fazë do të ndahen.
Kjo nuk ka qenë e rastësishme, pasi ne kemi lobuar fort. Tashmë jemi në një situatë tjetër dhe proceset do të ndahen natyrshëm. Tashmë dy vendet i kanë hapur negociatat. Se cili vend do të përparojë më shumë në agjendën europiane, kjo varet nga performanca e tyre. Edhe Maqedonia e Veriut ka kushtet e tyre, të cilat janë të pasqyruara fare qartë në konkulzionet e Këshillit. Plotësimi i kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare varet nga Performanca e vendeve në veçanti’, deklaroi Cakaj.
© SYRI.net