Ministri Osmani pati disa takime bilaterale në Torino

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në margjinat e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt në Torino të Italisë, pati takime bilaterale me ministrat e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Ilia Darchiashvili, Azerbajxhan, Jeyhun Bajramov, Armenia, Ararat Mirzoyan, Republika e Moldavisë, Niko Popescu dhe zëvendësministrja e parë e jashtme e Ukrainës Emine Dzafarova.

“Fokusi ishte në presidencën e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, situatën e sigurisë në rajonin e OSBE-së, si dhe arkitekturën e prishur të sigurisë në Evropë. Ata gjithashtu shkëmbyen mendime për situatën në Ukrainë pas agresionit ushtarak rus dhe përdorimin e mekanizmave të Këshillit të Evropës për përgjegjësinë për shkeljet e të drejtave të njeriut. U theksua rëndësia e perspektivës së BE-së si për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për ato të Partneritetit Lindor”, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri Osmani theksoi se si pjesë e treshes së kryetarëve të OSBE-së sivjet dhe kryesuese e ardhshme në vitin 2023, Maqedonia e Veriut është e përkushtuar fuqishëm në ruajtjen e parimeve dhe vlerave themelore të Organizatës, siç janë respektimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësia politike e vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së.

Ata shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi bashkëpunimin brenda Këshillit të Evropës si një forum kyç për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme