Ministri Sefaj dhe nënkryetari i Prishtinës, Pacolli monitorojnë zbatimin e planit (FOTO)

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, kanë nëpër kryeqytet për të parë se si po shkon plani për ndalimin e qarkullimit të veturave nëpër disa pjesë.

“Së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli monitoruam për së afërmi zbatimin e planit për ndalimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet”, ka thënë Sefaj.

“Vendimi për ndalimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet i cili është marrë pas konsultimeve të krerëve komunalë të Prishtinës me Ministrinë e Ambientit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka filluar të zbatohet sot duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në orën 22:00”.

“Ky kufizim i qarkullimit të automjeteve është bërë me qëllim të parandalimit të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme