Ministri Sefaj zotohet se do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin

Ministri i ri i Punëve të Brendshme nga radhët e AKR’së, Flamur Sefaj, thotë se Qeveria e Kosovës dhe ministria që ai e drejton, janë duke punuar intensivisht për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Ndonëse nuk ka dhënë shumë detaje, ministri Sefaj, thotë se kjo do të bëhet e ditur më 27 shtator, gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme në Pekin, raporton KTV.

Ministri Sefaj thotë të ketë dorëzuar në ekzekutiv programin qeverisës.

Ai është zotuar për luftim të krimit të organizuar, korrupsionit dhe sundim të ligjit në tërë territorin e vendit.

Sefaj është zotuar edhe për siguri më të madhe në trafik, e që sipas tij varet nga shumë faktorë. Ai ndër të tjera ka thënë se Policia ka nevojë urgjente për sigurim shëndetësor dhe për ripërtëritjen e gjeneratës së policëve.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ministri-sefaj-zotohet-se-do-te-luftoj-krimin-e-organizuar-dhe-korrupsionin-435634/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme