Ministri serb: Çfarë është Jerusalemi për hebrenjtë, ashtu është Kosova për serbët

Për serbët dhe Serbinë nuk ka çështje më të rëndësishme kombëtare se sa Kosova, e as përpjekje më të rëndësishme se ato që Kosovën ta mbajnë brenda Serbisë.
Kështu ka thënë ministri për Inovacion Teknologjik dhe Zhvillim i Serbisë, Nenad Popoviq

Ai ka thënë se “çfarë është Jerusalemi për hebrenjtë, ashtu është edhe Kosova për serbët”.

“Vetëm ato shtete që kanë mbrojtur dhe mbrojnë territorin e tyre, që mbrojnë kombin dhe dinjitetin e tyre, po ashtu fuqinë dhe besimin në vetvete, janë respektuar, e po ashtu kanë qenë të forta edhe ekonomikisht”, ka thënë Popoviq.

Në një shkrim autorial për të përjavshmen serbe “Vreme”, Popoviq ka përmendur Rusinë si shembull të një shteti që ishte në pozicion të njëjtë me Serbinë kur ka mbrojtur të drejtën mbi Çeçeninë, pastaj ka përmendur rastin e Izraelit me Jerusalemin, e Kinën dhe të drejtën e saj mbi Tajvanin dhe Hong Kongun.

Izraeli, siç ka shkruar ai, ka një kontest të hapur territorial, por konflikti nuk e pengon për të shënuar rritje ekonomike.

Është një shtet me rreth 8 milionë popullatë, por me një GDP prej 320 miliardë dollarëve, ka shkruar Popoviq

“Nuk mund ta ndalojmë Serbinë asnjëherë prej të qenit Serbi, sepse as ne që jetojmë me problemin e Kosovës nuk e kemi bërë Serbinë, e as s’e kemi të drejtën t’i lëmë gjeneratat e ardhshme pa Kosovën”, ka thënë Popoviq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme