Vulin reagimet e shumta në lidhje me emërimin e Lazareviqit si ligjërues në Akademinë Ushtarake, ka thënë se po përdoren standarde të dyfishta.
Madje ai thekson se gjenerali serb i cili është i dënuar për krime lufte, është “profesionist dhe njeri i jashtëzakonshëm”, transmeton lajmi.net.
“Kadetët e akademive tonë duhet të mësojnë për paqe. Ne do të bëjmë çmos që të jemi të përgatitur mirë, por jo për luftë. Ata duhet të mësojnë se çfarë është lufta”, deklaroi Vulin.
“Dikush po ua ndalon serbëve të mendojnë për veten e tyre. Njerëzit të cilët kanë vepruar në përputhje me Konventën e Gjenevës për të luftuar në Kosovë”, theksoi ai.
Gjenerali Lazareviq ishte dënuar për përgjegjësi komanduese për krimet e luftës.
Ai ishte pjesëmarrës në luftën e Kosovës, duke qenë komandant i korpusit të Prishtinës.
Ndryshe, dje Reuters kishte raportuar në lidhje me këtë çështje duke shkruar se “në Serbi të dënuarve për krime lufte, u jepen medalje nderi”. /Lajmi.net/