Ministri serb: Ky shtet do të na ndihmojë për ta bllokuar Kosovën, nuk është Rusia e as Kina!

Spanja është i vetmi shtet evropian i cili mund ta bllokojë Kosovën për tu inkorporuar në institucionet e BE-së. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Popullore e Serbisë, njëherësh ministri për inovacion, Nenad Popoviq.

Ai ka deklaruar se Serbia ka një “kartë të artë” në duart e saja sa i përket qëndrimit të Madridit që Kosova të hyjë në institucione evropiane vetëm si pjesë e rajonit të Serbisë.“Ne kemi një rezolutë 1244. Ne kemi përkrahjen të miqve tanë, Rusisë dhe Kinës të cilat kurrë nuk kanë qenë më të fortë. Ne poashtu kemi pesë shtete në BE që nuk e kanë njohur pavarësinë dhe nuk janë dakord për vendimin e pavarësisë së Kosovës. Unë mendojë se qëndrimi i Serbisë është i mirë dhe vetëm duhet të jetë i mençur dhe i durueshëm”, deklaroi Popoviç.

Sipas tij, Serbia ka një hapësirë të madhe manovrimi, dhe është shumë e rëndësishme të fillohet një dialog i brendshëm.“Mendoj se ne duhet të bëjmë gjysmën e këtij viti të shikojmë dhe të bëjmë zgjidhjen tonë për Kosovën. Pra, të jetë një kompromis dhe autonomi më të madhe se sa ishte. Kompromisi i shqiptarëve duhet të pasqyrohet në faktin që të pranojmë se ata nuk do të merrni atë që ata donin nga fillimi, pavarësinë”, u shpreh ai.Ndryshe, Popoviq njihet si njëri prej politikanëve që kundërshton ashpër shtetësinë e Kosovës. Ai kohë më parë kishte thënë se Kosova po provon që përmes UNESCO-s ta rrëmbejë trashëgiminë kulturore serbe, sepse vetë kosovarët janë një popull që s’kanë të ardhme e nuk kanë as identitet.“Hyrja e shtetit të rremë të Kosovës në UNESCO e bën Serbinë më të vlefshme dhe më të shenjtë, ngaqë ajo trashëgimi tregon vazhdimësinë e popullit serb që nga mesjeta”, kishte deklaruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme