Ministri Shala: Do të largohen të gjitha produktet dhe mbishkrimet ‘Kosovo i Metohija’

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala sot është deklaruar për urdhëresën që kjo Ministri e kishte nxjerrë dje.

Ministri Shala tha se ka kërkuar nga Inspektorati në kuadër të MTI të kërkojnë nga operatorët ekonomik largimin e ambalazhit apo produkteve më mbishkrimin “Kosova Metohija”.

“Pas urdhëresës së djeshme të cilën ia kam dërguar inspektoratit të tregtisë në kuadër të MTI-së, kam kërkuar nga inspektorati që ata të kërkojnë nga të gjithë operatorët ekonomik që secili produkt që gjendet në tregun kosovarë dhe në të nuk është i respektuar emri i Kosovës në bazë të ligjeve në fuqi dhe në bazë të Kushtetutës se Kosovës ai mall, ajo pjesë e tiketës së deklarimeve të mbulohet ose do të duhej të hiqeshin të gjitha ato produkte”, tha Shala.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme