Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ nga nenin 428 paragrafi 2 të KPK-së.
Të pandehurit M.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, saktëson njoftimi i gjykatës.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.A në muajin mars të vitit 2018, në cilësinë e personit zyrtar – oficer korrektues në Burgun e Dubravës, kishte keqpërdorë detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, ashtu që me dashje në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare kishte pranuar ryshfet prej 2000€ nga i pandehuri A.L, me qëllim të lirimit të parakohshëm nga burgu të personit SH.H, i cili ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.



