Ministri tregon kur përfundon rrethi te “Albi”, që po ua “ha ymrin” kosovarëve

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka vizituar punimet në rreth rrotullimin në Veternik me ç’rast ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shoferët që kalojnë në këtë rrugë e që më tepër se një vit janë maltretuar nga (mos) punimet aty.

Abdixhiku edhe pse nuk ka premtuar një datë të saktë se kur do të lëshohet rreth rrotullimi në Veternik do të lëshohet në qarkullim në fillim të marsit.

“Dinamika varet nga kushtet atmosferike dhe sipas planit të punës, planifikohej që kjo punishte të marrë fund rreth majit. Mirëpo ne kemi pas një takim për të përshpejtuar këtë dinamikë, mua sot më njoftuan që në fillim të marsit do të bëhet hapja e kësaj kyçje nën kushtet e mira atmosferike nëse bora nuk na vonon, një shtresë përfundimtare do të shtrohet në maj, mirëpo do të lëshohet për qarkullim në mars”, ka deklaruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme