Ministria e Bujqësisë gjeti zgjidhje për kompensimin e dëmeve nga moti i ligë

Ministria e Bujqësisë gjeti zgjidhje për kompensimin e dëmeve për të gjithë personat që nuk kanë pasur kontratë për shfrytëzimin me qira të tokave që ua dëmtoi moti i keq. Sipas Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, këta persona, janë këshilluar të gjithë që të bëjnë deklarata tek noteri, me të cilat do konfirmojnë se janë shfrytëzues pa kontratë të tokës dhe e njëjta do t’iu pranohet.

“Edhe pse nuk kanë marrëveshje apo kontratë, por e punojnë tokën, është sjellë vendimi që të bëhet kompensimi i dëmit përmes deklaratës në noter. Ne i marrim parasysh këto deklarata por vetëm se rikonfirmohen se mos janë bërë aplikime edhe nga pronari edhe nga shfrytëzuesi. E nëse ka raste të tilla përjashtohen të dytë, pasi komisioni të bëj verifikim. Kah fundi jemi, rreth 50 nuk janë gjetur apo janë në pushime dhe nuk përgjigjen në telefon por edhe ata i kemi kaluar dhe kemi verifikuar gjendjen. Megjithatë duhet sërish ti thërrasim që të verifikohet situata”, deklaroi Mirko Martinovski, Shef i njësisë rajonale të ministrisë së Bujqësisë.

Vlerësimi i dëmeve në terren pothuajse ka përfunduar. Nga numri i përgjithshëm prej 537 të paraqitur për dëmet që kanë pësuar deri më tani kanë mbetur pa u konfirmuar në terren edhe rreth 45 të tillë, pas çka dhe materiali i grumbulluar do të niset për në komisionin e shkallës së dytë.

Vlerësimi i dëmeve është bërë edhe nga komisioni komunal por në pjesën e dëmtimit të shtëpive dhe dyqaneve, thonë në komunën e Tetovës.

“Mbi 90 për qind e rasteve janë shqyrtuar dhe kanë mbetur afër 40 lëndë pa konstatim për situatën. Pas kësaj komisioni do mbaj mbledhjen e përbashkët me komisionin e Qeverisë në Shkup për të bërë edhe dëmshpërblimin”, tha Albion Alili, Zëdhënës i Komunës së Tetovës.

“Pa u dëmshpërblyer thonë të dy komisionet, si ai i bujqësisë edhe ai i dëmeve në të mirat materiale i komunës së Tetovës, do të mbeten vetëm makinat e dëmtuara, të cilat nuk do i mbuloj as komisioni i mbulimit të dëmeve nga natyra e as sigurimi që kanë makinat”, raportoi Bashkim Sulejmani, gazetar.

Në Tetovë, edhe përkundër apelit që të mos paraqiten makinat e dëmtuara, sipas informatave të televizionit Alsat brenda komunës së Tetovës, është kërkuar që të lajmërohen edhe makinat, dhe të njëjtat pas dëmshpërblimit të tokave të mbjella dhe shtëpive apo dyqaneve të vërshuara, të kërkohet modus për ndihmë të edhe këtyre personave. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme