Ministria e Drejtësisë e ka filluar procedurën e ekstradimit për Rami Kuçin, të dyshuarin për vrasjen në Dyqanxhik

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmon për Alsat se ka filluar procedurën për ekstradimin e Rami Kuçit, i dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit A.M. në Dyqanxhik të Shkupit më 6 shtator të këtij vitit.

“Më datë 25.09.2026, nga Ministria e Punëve të Brendshme jemi njoftuar  se Rami Kuçi është arrestuar në Republikën e Kosovës. Gjithashtu janë kërkuar shkresa nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë për Alsat nga Ministria e Drejtësisë.

Megjithatë, nga Ministria e Drejtësisë nuk japin detaje për kohëzgjatjen e procedurës së ekstradimit, pasi kjo varet nga autoritetet kosovare. Plotësisht, autoritetet gjyqësore kosovare duhet të përcaktojnë edhe përgjegjësinë e Kuçit për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Ndërkohë që Kuçi është lokalizuar, i dyshuari tjetër për vrasjen në Dyqanxhik të Çairit me inicialet I.S. vazhdon të mbetet i pakapshëm për organet e sigurisë.

Incidenti i armatosur ka ndodhur pak para mesnatës së 6 shtatorit kur në kryqëzimin mes rrugëve “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski” të Çairit, dy persona nga një motoçikletë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një grupi prej pesë personave. Plumbat kanë goditur 26-vjeçarin me iniciale A.M., i cili është dërguar në Spital, megjithatë nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. /Alsat.mk

The post Ministria e Drejtësisë e ka filluar procedurën e ekstradimit për Rami Kuçin, të dyshuarin për vrasjen në Dyqanxhik appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme