Dokumentacioni përmban një raport të autopsisë dhe një regjistër të hetimit dhe do të përcillet në Prokurorinë për Krim të Organizuar
Ministria e Drejtësisë e Kosovës sot ia ka dërguar, me anë të Zyrës së EULEX-it në Beograd, Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë dokumentacionin lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Këtë e ka konfirmuar për Express edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Ai e ka konfirmuar se tashmë dokumentacioni i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë në Serbi.
Dokumentacioni përmban një raport të autopsisë dhe një regjistër të hetimit dhe do të përcillet në Prokurorinë për Krim të Organizuar, njoftoi Ministria e Drejtësisë, shkruan Tanjug.
Kujtojmë se lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar para selisë së tij në veri të Mitrovicës.
Ivanoviq la prapa bashkëshorten dhe tre fëmijë./Express/