Ministria e Integrimit mbetet, e Diasporës dhe e Dialogut shuhen

Sakte.net / E shtune, 15 Tetor 2016  –  10:01

Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë këtij muaji pritet t’i nënshtrohet procesit të riformatimit. Kështu ka paralajmëruar për gazetën “Epoka e re”, kryeministri Isa Mustafa.

Ai ka vlerësuar se këto ndryshime janë të nevojshme dhe i kontribuojnë rritjes së efikasitetit të dikastereve qeveritare. Burime të gazetës brenda koalicionit qeverisës kanë bërë me dije se procesi i riformatimit do ta prekë Ministrinë e Diasporës, Ministrinë e Dialogut dhe disa ministri të tjera.

Ndërkaq Ministria e Integrimit Evropian nuk do t’i nënshtrohet këtij procesi, pasi ndërkombëtarët kanë sugjeruar të mbetet. Ministri i ri i Integrimit Evropian do ta mbajë edhe postin e zëvendëskryeministrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme