Ministria e Kulturës sivjet kishte një buxhet prej 36 milionë e 523 mijë eurosh, ndërsa për vitin 2019 do të ketë 41 milionë e 383 mijë euro.
Sipas Projektligjit, ndër të tjera nga 22 milionë e 328 mijë euro të sivjetshme për vitin 2019 janë projektuar 25 milionë e 500 mijë euro për investime kapitale në kulturë, trashëgimi kulturore, rini dhe sport.
Për institucionet e kulturës janë projektuar si subvencione 2 milionë e 85 mijë euro aq sa ka edhe sivjet. E njëjta gjendje është edhe tek kultura e pavarur. Sikurse më 2018 edhe për vitin që vjen janë paraparë 1 milion e 67 mijë euro.
Për subvencionet në fushën e trashëgimisë kulturore janë paraparë 1 milion e 303 mijë euro, për dallim nga ky vit kur ishin 842 mijë euro. Investimet kapitale në fushën e kulturës do të kenë në dispozicion 2 milionë e 496 mijë euro, e sivjet kanë 1 milion e 668 mijë euro.
Por MKRS-ja në shumicën e rasteve në këtë fushë i ka bartur projektet me “copy-paste”. Teatri i operës dhe baletit, “Dr. Ibrahim Rugova”, Muzeu i Artit Bashkëkohor e 11 projekte të tjera janë bartur nga ky vit në tjetrin.
Investimet kapitale në trashëgiminë kulturore do të pësojnë rënie.
Këtë vit MKRS-ja kishte në dispozicion 4 milionë e 20 mijë euro. Por për vitin e ardhshëm do të jenë vetëm 2 milionë e 910 euro,



