Ministrisë së Integrimeve Evropiane i kërkohet anulimi edhe i 4 konkurseve tjera të kontestuara

Anulimi i konkursit nga Ministria e Integrimit Evropian për pozitën Zyrtare e lartë për asistencë zhvillimore, ka bërë që Mimozë Veliu të nisë punën në këtë ministri.

Veliu ka treguar se kontratën e punës e ka nënshkruar të martën, në ditën kur edhe u anulua ky konkurs.

Në qershor të këtij viti, në këtë Ministri ajo kishte punuar vetëm 4 orë, për shkak se i ishte refuzuar që t’i nënshkruhej kontrata, që pasoi me hapjen e konkursit, raporton KTV.

Shoqëria civile kërkon nga Ministria e Integrimit që të anulohen edhe 4 konkurset e tjera dhe që të ndalohet punësimi i militantëve partiakë.

Përfaqësues nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thonë se mos-anulimi edhe i 4 konkurseve, rrezikon financimin nga BE-ja për shkollimin e të rinjve kosovarë.

KTV-ja ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Integrimit Evropian se si do të veprojë edhe me 4 konkurset e tjera, por, si zakonisht, ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Në fillim të këtij muaji, KTV-ja ka raportuar se ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha e PDK-së, kishte hapur 5 konkurse, hap ky që u konsiderua tentim për punësim të militantëve partiakë, duke shpërfillur bursistët që kanë kryer studimet përmes programit ‘Young Cell’, e për të cilët Qeveria ka obligim me BE-në që t’i punësojë në administratë publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme