Ministrja austriake për Evropën: Është koha që përfundimisht të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Ministrja e Austrisë për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler, ka thënë se Kosova i përmbush të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

“Kosova është shteti i fundit i Ballkanit Perëndimor që kërkon liberalizim të vizave”.

“Kosova i përmbush të gjitha 95 standardet për liberalizimin e vizave dhe Parlamenti i BE-së është shprehur vazhdimisht në favor të liberalizimit të vizave. Është koha që përfundimisht të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën”,ka shkruar Edtstadler me anë një cicërime në Twitter.

Ajo ka thënë kështu pas takimit që pati sot me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme