Ministrja e “frizurave”

E bukur dhe një zonjë e vërtetë është kjo Ministrja e Mjedisit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila po zotëron postin me mjaft përkushtim, shkruan Kosovarja.

Krahas detyrës që ka pranuar për këtë mandat, minstrja në fjalë nuk po e lë anash as dukjen e cila po e kompleton plotësisht në raport me pozitën që ka.

Si duket me fillim të mandatit Albena ka nisur të eksperimentojë goxha me frizurat e ndryshme, e realisht secila po i shkon më shumë se tjetra, të paktën deri tani numëron rreth nëntë sosh.

Po deri në fund të mandatit, edhe sa do të pësojë transformime ‘look-u’ i ministres?

Epo deri tani Qeveria Haradinaj, ka dy ministre të emëruar, pikërisht Albena Reshitajn dhe Dhurata Hoxhën, e të dyja si duket janë në garë me njëra-tjetrën si në aspektin e pamjes fizike, ashtu edhe në anën profesionale.

Ju sjellim vetëm disa nga ndryshimet që përgjatë këtij mandati ministrja Reshitaj ka nisur e fundi nuk i dihet me çfarë pamje tjetër do e gjejë.

Shpresojmë të mos lënë anash realizimin e denjë të detyrës, duke u munduar të duken atraktive në opinion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme