Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka filluar kompletimin e stafit të kabinetit të saj politik.
Deri më tani, Ministrja Hoxha ka emëruar dy këshilltarë. Në pozitën Shef i Kabinetit, Këshilltare është emëruar Arizona Bërdynaj, e cila ka të përfunduar studimet në lëmin e menaxhmentit dhe informatikës. Ajo, sipas komunikatës së ministrisë, ka përvojë mbi 15 vjeçare në qeverisje dhe menaxhim, si në sektorin publik po ashtu dhe në atë privat. Por, ajo që nuk thuhet në komunikatë është fakti se Berdynaj është bashkëshortja e nënkryetarit të sapozgjedhur të PDK’së, Uran Ismaili, i cili para se të zgjedhej në këtë post ishte shef i kabinetit të Kadri Veselit, raporton Sakte.net
Në pozitën e këshilltarit politik, deri tani është emëruar Edmir Sejdiu, i cili është në përfundim të studimeve post-diplomike në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Administratës Publike./Sakte.net