“Minon ekonominë dhe besimin e qytetarëve!”- Gonzato: Lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE! Duhen masa parandaluese

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka theksuar se krimi i organizuar vazhdon të minojë integritetin ekonomik të vendit, administratën publike dhe besimin e qytetarëve tek institucionet.


Në një deklaratë gjatë një tryeze të rrumbullakët, ku morën pjesë përfaqësues të partive politike, studiues, komuniteti diplomatik dhe shoqëria civile, ku u diskutuan masat parandaluese kundër krimit të organizuar, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka theksuar rëndësinë e ndërmarrjes së masave parandaluese.

“Krimi i organizuar minon integritetin ekonomik të Shqipërisë, administratën publike dhe besimin e qytetarëve te institucionet. Kjo kërkon që, përveç ndjekjes penale, të përqendrohemi më shumë tek masat parandaluese,” njofton delegacioni i Bashkimit Europian në një postim në rrjetet sociale.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mësohet se u shpreh gjatë fjalës së tij, se bllokimi i aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme forcon përpjekjet tradicionale për të luftuar këtë fenomen.

“Duke përdorur mjete si heqja e licencave, verifikimi i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake, autoritetet krijojnë barriera që i pengojnë kriminelët të depërtojnë në bizneset e ligjshme. Kjo qasje efektive kundër krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE,” tha Gonzato gjatë fjalës së tij.

Postimi i plotë:

“Krimi i organizuar minon integritetin ekonomik të Shqipërisë, administratën publike dhe besimin e qytetarëve te institucionet. Kjo kërkon që, përveç ndjekjes penale, të përqendrohemi më shumë tek masat parandaluese. Tryeza e rrumbullakët e sotme mblodhi përfaqësues të partive politike, studiues, komunitetin diplomatik dhe shoqërinë civile për të diskutuar masat parandaluese kundër krimit të organizuar, me theks të veçantë te përdorimi sistematik i masave për të parandaluar infiltrimin e krimit të organizuar në bizneset e ligjshme dhe në ekonominë formale.

“Bllokimi i aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme forcon përpjekjet tradicionale për të luftuar krimin e organizuar. Duke përdorur mjete si heqja e licencave, verifikimi i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake, autoritetet krijojnë barriera që i pengojnë kriminelët të depërtojnë në bizneset e ligjshme. Kjo qasje efektive kundër krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE,” tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme