Ra nga tarraca e Azilit, ndërron jetë në Spitalin Memorial të Fierit 72-vjeçarja! E moshuara pasoi fraktura në shpatull dhe në këmbë

Ka ndërruar jetë e moshuar e Azilit të Pleqve në Gjirokastër, e cila u rrëzua nga tarraca e këtij institucioni mesditën e sotme, 4 mars.


Lajmi është konfirmuar nga Spitali Memorial i Fierit, ku 72-vjeçarja Sheqere Zeko ka mbërritur pa shenja jete në pavionin e traumës.

Sipas informacionit paraprak, ajo ka pësuar fraktura në shpatull dhe në këmbë pas rënies nga një lartësi rreth 7 metra, ndërsa po qëndronte në tarracë.

Fillimisht, 72-vjeçarja u transportua me autoambulancë në Spitalin e Gjirokastrës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve dhe gjendja e saj u raportua e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, rreth një orë më pas, gjendja shëndetësore u përkeqësua, duke bërë të nevojshëm transferimin drejt Spitalit Memorial të Fierit për trajtim më të specializuar.

Mësohet se ajo ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Fierit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme