Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Komisionit të Jashtëm të Shqipërisë për të raportuar lidhur me ngjarjet më të fundit në Kosovë që prej tre javësh kanë shkaktuar tensione mes Kosovës dhe Serbisë.
Që në fillim të mbledhjes, kryetarja e Komisionit, Arta Dade theksoi se Komisioni do të mbajë në vëmendje ngjarjet që ndodhin në Kosovë.
Ndërsa ambasadori Minxhozi, teksa po raporton për ngjarjet e fundit mes Serbisë e Kosovës u shpreh para deputetëve se prej 3 muajsh situata mes dy vende është tensionuar, kohë kjo që përkon me ngritjen e murit në urën e Ibrit, në Veri të Mitrovicës.
“Prej 3 muajsh situata në Kosove është e tensionuar. Muajt e fundit është niveli më i ulët i bashkëpunimit. Arrestimi i Haradinajt e dërgimi i trenit ka acaruar situatën”, mësohet të jetë shprehur ambasadori Qemal Minxhozi, raporton “Zëri”.