Gazetar: Zekirija Haxhiu
“Mendoj se të gjithë ne, do të angazhohemi e do të zotohemi për avancim të një kulturë më të lartë politike e cila mbi të gjitha ka të bëjë me raportet mes neve”, deklaroi Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.
Për të përmirësuar marrëdhëniet mes vete, deputetët miratuan kodin për sjellje etike në Kuvend përmes të cilës konfirmohen parimet dhe standardet themelore të sjelljes etike të deputetëve. Nga Societas Civilis e përshëndesin kodin etik ndërsa theksojnë se është e natyrshme të ketë mos pajtime në Kuvend por të jenë të argumentuara. Analizat e tyre thonë se 2/3 e qytetarëve vlerësojnë se deputetët përdorin fjalë degraduese dhe gjuhë të urrejtjes.
“Deputetët përdorin mënyrë të papërshtatshme të shprehjes, ndërpriten, bërtasin me shprehjet e tyre, dinë të përdorin dhe kualifikime personale, të pengohen gjatë fjalimeve. Në të kaluarën për fat të keq kemi qenë dëshmitarë edhe të incidenteve më serioze me përplasje fizike mes deputetëve, shkyçje të mikrofonave. Kuvendi është institucion ku pritet që debati të jetë i ashpër dhe intenziv, ndoshta dhe arenë ku duhet të thuhen qëndrime të kundërta, këtë qytetarët e presin por të jetë në kuadër të një kulture të mirë etike dhe respektim politik të bashkëbiseduesit”, tha Aleksandra Jovevska, Societas Civilis.
Por historia tregon se deputetët jo gjithmonë kanë kulturë të sjelljes etike në seanca e komisione. Në shumë raste ka pasur fjalë të rënda ofenduese mes deputetëve, përplasje verbale e fizike.
atmosferë
“Ajo le të këndoje pak natën, le të këndoje”, theksoi Blerim Bexheti.
“Shko mbushi hundët pak. Shko shko mbushi hundët pak se dozën se ke marrë. S’je vetvetja more pis more i degraduar more”, tha Saranda Imeri.
Kodi pritet të kontribuojë në avancimin e kulturës së dialogut parlamentar, respektit të ndërsjellë dhe sjelljes dinjitoze, parandalimin e konfliktit të interesit, korrupsionit dhe keqpërdorimit të funksionit. Deputetët duhet të nënshkruajnë deklaratë se pajtohen me parimet e përcaktuara në kod./Alsat.mk.
The post Miratohet Kodi i Etikës në Kuvend, synohet rritja e kulturës së debatit appeared first on Alsat.



