Ndërkohë vetëm gjatë ditëve të fundit janë regjistruar disa vatra zjarri në pjesë të ndryshme të vendit, kryesisht në hapësira të hapura, deponi dhe zona me bimësi të thatë. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, vetëm gjatë kësaj fundjavë janë regjistruar dhjetëra zjarre në ambiente të hapura, 9 prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa një zjarr mbetet aktiv në Komunën e Haraçinës. Përveç zjarreve në vendin tonë, edhe vendet e rajonit po përballën me situatë të ngjashme. Në Greqi zjarre të mëdha pyjore kanë shpërthyer në ishullin grek Evia, një destinacion i njohur turistik. Atoritetet greke urdhëruan evakuimin urgjent të banorëve. Në Shqipëri, është njoftuar për disa vatra zjarri, por sipas autoriteteve, situata është nën kontroll. Zjarret në Shqipëri janë kryesisht në zonën e Lezhës dhe Tropojës, ku situata paraqitet më e vështirë. Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës po vazhdojnë punën për shuarjen dhe monitorimin e vatrave aktive./Alsat.mk.
The post Zjarre të shumta të regjistruara në disa vatra në vend appeared first on Alsat.



