Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot ligjin për Akademinë e Drejtësisë, të hartuar dhe sponsoruar nga Ministria e Drejtësisë.
Sipas këtij Ligji, Instituti aktual Gjyqësor i Kosovës, do të avancohet në nivel të Akademisë dhe do të jetë institucion i pavarur dhe përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe edukimin e lartë ligjor, ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
Funksionet themelore të Akademisë së Drejtësisë do të jenë aftësimi për gjyqtarë dhe prokurorë, për stafin administrativ gjyqësorë dhe prokurorial, si dhe organizimin e trajnimeve të vazhdueshme për avancimin profesional të profesioneve të lira si avokat, noter, ndërmjetësues, përmbarues.
Hartimi dhe finalizimi i këtij ligji është bërë në koordinim dhe bashkëpunim me të gjithë akterët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë.