Miratohet Projektligji që Presidentit i siguron rrogë të përjetshme

Komisioni parlamentar për Legjislacion me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Kosovës.

Projektligji i ri e heq kufizimin prej 5 vjet për benificione.

Pra, nëse ky ligj kalon në Kuvendin e Kosovës, atëherë benifitet e presidentit të Kosovës janë në kohë të pakufizuar.

Gjatë kësaj mbledhjeje, deputetja Albulena Haxhiu tregoi se do ta dërgojë në Agjencinë Kundër Korrupsion vendimin e qeverisë për rritje pagash.

Haxhiu përveç në AKK, tha se Vetëvendosja do ta çojë këtë vendim edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Të njëjtën gjë Haxhiu e kishte thënë edhe në seancën e Kuvendit në dhjetor të vitit 2017.

Haxhiu përveç në AKK, tha se Vetëvendosja do ta çojë këtë vendim edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Të njëjtën gjë Haxhiu e kishte thënë edhe në seancën e Kuvendit në dhjetor të vitit 2017. /Kallxo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme