Miting dhe protestë, Rama-Ademit: Kryebashkiakja më e paaftë në Shqipëri

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin elektoral me mbështetësit e Partisë Socialiste, 150 metra më larg janë mbështetësit e opozitës në Shkodër që po protestojnë dhe që drejtohen nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

Në hyrje fjalës së tij, Rama shmangu komentet mbi protestuesit, por nuk la pa komentuar kryebashkiaken Ademi, të cilën e konsideroi si një nga drejtueset më të paafta në historinë e bashkive të Shqipërisë.

Rama theksoi gjithashtu se “zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të shtyhen dhe nuk mund të vihen në dyshim.“

Përpara se të niste takimi i Ramës, protestuesit u përplasën me policinë në përpjekje për të penguar organizimin e PS. Policia përdori edhe gaz lotsjellës për të zbrapsur mbështetësit e opozitës.

Rama në Shkodër, protestuesit përplasen me policinë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme