Mitrovicasit protestojnë, kërkojnë lirimin e Nehat Thaçit

Punëtorët e administratës së komunës së Mitrovicës mbajtën të mërkurën një protestë, ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit.

Edhe kryetari i komunës së Mitrovicës,  Agim Bahtiri, ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në lirimin e Thaçit raporton Telegrafi.

Thaçi është arrestuar para disa ditëve derisa po hynte në territorin e Serbisë. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Serbisë ka deklaruar se Thaçi akuzohet për terrorizëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme