VMRO-DPMNE-ja opozitare ka njoftuar se përmes zgjidhjes ligjore do të kërkojë ndryshime dhe plotësime në ligjin për shoqata dhe fondacione. Sipas deklaratës së deputetes së kësaj partie, Rashela Mizrahi dhënë në protestën e sotme në Ohër, kundër hapjes së klubit “Car Boris III”, propozimi do të parandalonte formimin e shoqatave të ngjashme, por do të rishikohen edhe ato ekzistuese.
“Që sot grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të paraqesë një ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shoqatat dhe fondacionet, i cili jo vetëm që do të pengojë formimin e ardhshëm të klubeve të tilla, por edhe do të mund të reagojë edhe ndaj atyre ekzistuese të cilat qeveria e LSDM-së lejoi të regjistrohem dhe në një far forme është bashkëpunëtor i tyre”, tha Mizrahi.