Mjekë, ekonomistë e arkitektë presin radhë për punësim në Slloveni

Gazetar: Avni Tahiri

Për një shofer kamioni ne Slloveni paga fillon nga 2000 euro në muaj, duke përfshirë edhe pagesën e trajnimit për punë. Kjo është oferta e një ndër kompanive sllovene që kërkojnë punëtorë nga shteti ynë. Përveç shoferëve të interesuar kishte shumë të rinj edhe për punësim në sektorin e shëndetësisë në Slloveni.

– Unë jam mjek i diplomuar dhe kërkojmë kushte diku.
– A je i punësuar? Jo, momentalisht jo
– Cila është arsyeja përveç punës që erdhe të kërkosh punë
– Kushte më të mira për jetë
– Nuk është gjithmonë paga? Jo, jo
– Për mua nuk është paga në pyetje por janë kushtet për jetesë kryesore.

– E lamë CV-në do shohim a do na kontaktojnë por ka mundësi
– Për çfarë pune konkretisht?
– Unë për ekonomi, marketing ndërsa ajo për arkitekture
– Është pak pikëlluese se të rinjtë duan të ikin nga vendi, çfarë duhet të bëjë shteti ynë që të qëndrojmë këtu.
– Paga më të larta.

Përfaqësuesit e ambasadës sllovene në këtë aktivitet punësimi thanë se janë të kënaqur me interesimin e shtetasve tanë që kërkojnë punë në Slloveni, sidomos nga të rinjtë.
“Në nivel vjetor lëshojmë rreth 3800 leje pune, është e qartë se trendi është në rritje dhe po rritet çdo vit dhe për këtë arsye kemi nënshkruar marrëveshje dypalëshe me zyrën e punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha shefi i Departamentit për Punësimin e të huajve në Slloveni.

Shumica e punëdhënësve në këto aktivitete për punësim janë nga fusha e shëndetësisë, ndërtimtarisë, fusha e prodhimtarisë, transportit, aktivitetet teknike dhe katering. Prezantimi i punësimit synon të përfaqësojnë nevojat aktuale të punëdhënësve sllovenë, të cilët po përballen me mungesa të konsiderueshme të stafit. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme