Mjekët japin alarmin! Si po jua deformon telefoni trupin pa e kuptuar!

Dhimbjet e tmerrshme të qafës dhe shpatullave kanë një shpjegim që do jua heqë smartphonin nga duart, për ca kohë!

Vertikalizimi i vertebrave
Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer në një problem të përhershëm. Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i vertebrave’.

Është e vërtetë që zhvillimi i teknologjisë krijon nevojën dhe dëshirën për të qenë gjithmonë i përditësuar me të rejat më të fundit, mirëpo kjo po kthehet në një rrezik të vërtetë për shëndetin.

 Një studim i kohëve të fundit tregon që përdorimi i aparateve smartphone është bërë vërtet shqetësues: 79% e popullsisë mes moshës 18 dhe 44 vjeç e përdor telefonin celular pothuajse gjatë gjithë kohës, me vetëm 2 orë pushim në ditë. Ndërsa, sipas fizioterapistes Juliana Balla, veprimi që shkakton problemet është pikërisht animi që i bëjmë kokës për ta patur më të lehtë përdorimin.

“Kur ky pozicion mbahet për një kohë të gjatë, përdoruesit mund të kenë dhimbje shpatulle, qafe dhe dhimbje të forta koke. Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer në një problem të përhershëm. Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i vertebrave’. Pra qafa humbet harkun e saj natyral. Një gjë e tillë krijon tension të tepruar në shpatulla dhe qafë”- vijon shpjegimin Balla.

Pasojat shfaqen tek shumica e përdoruesve, por janë më të theksuara tek ata që qëndrojnë përpara kompjuterit.

????????????????????????????????????????????????

 Por si mund t’i parandalojmë këto deformime?

Ja disa këshilla të thjeshta të cilat mund t’i ndiqni për të shmangur pasojat:

1. Shkruani mesazhe të shkurtra. Gjeni kohë për të pushuar duart dhe pjesët e tjera të trupit nga pozicionet e detyruara. Kur jeni duke kryer një bisedë të gjatë telefonike, kalojeni telefonin nga një dorë në tjetrën.

2. Mbajeni telefonin tuaj celular në nivelin e syve sa më shumë të jetë e mundur. E njëjta gjë vlen për të gjitha ekranet. Kompjuterët laptopë dhe tabletë duhet të jenë të pozicionuar në mënyrë të atillë që ekrani të jetë në nivelin e syve dhe ju nuk duhet të shikoni poshtë për ta parë atë, shkruan Anabel. Nëse punoni ne zyrë, pozicionojeni ekranin e kompjuterit në mënyrë të tillë që koka dhe shpatullat të jenë në një linjë.

3. Përdoreni pajisjen me zgjuarsi. Shmangni mbajtjen e telefonin mes qafës dhe shpatullave kur bisedoni.

4. Shihni të paktën 20 metra larg çdo 20 minuta për të rifokusuar sytë tuaj. Kijeni parasysh zgjedhjen e një ekrani më të madh që redukton rrezikun e lodhjes së syve.

5. Për të parandaluar dëme, si për veten, ashtu edhe për të tjerët, bëni kujdes kur jeni në timon ose ecni në rrugë.
Është e rëndësishme që në përditshmërinë tuaj të keni dhe një program ushtrimor për të forcuar këta muskuj. Një ndihmë për ata njerëz që vuajnë nga dhimbja kronike, do ishte dhe një konsultë me fizioterapistin. Ata mund t’ju ofrojnë terapi manuale dhe fizike për lehtësimin e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme