Mjekët nuk e morën seriozisht, 17 vjeçarja vdes nga kanceri

Mjekët gabuan diagnozën dhe Emma vdiq në moshën 17- vjeçare prej kancerit në tru.

Emma Sim ishte vetëm 15 vjeçe kur shkoi në spital prej dhimbjeve të kokës, por mjekët i thanë se ishte dhimbje koke adoleshence, prej frikës nga shkolla… dhe kështu u dokumentua.

Adoleshentja skoceze nga Peterhead, në Aberdeenshire, siç shkruan “The Sun”, kishte probleme me shikimin dhe vuante vazhdimisht nga dhimbjet e kokës. Fillimisht i’u tha se ishin probleme normale për moshën e saj, por pak kohë më vonë, analizat e thelluara zbuluan një masë tumorale në trurin e saj.

Emma u operua dhe një pjesë e madhe e tumorit i’u hoq, por jo e gjitha, ndërsa metastazat u përhapën me shpejtësi deri sa i morën jetën.

“Nuk e kemi dëgjuar asnjëherë Emmën të ankohej”, kujtojnë prindërit. Tumori nga i cili ishte prekur e reja ishte shumë i rrallë dhe agresiv, kështu që përveç operacionit ajo ju nënshtrua 12 cikleve kimioterapie dhe radioterapie.

“Nuk ka dhimbje më të madhe se të shohësh fëmijët të vdesin”, tha nëna e saj. Prindërit vendosën të flasin në media, për të sensibilizuar opinionin publik lidhur me sëmundjen që u mori vajzën dhe të thellohen më shumë në analiza, në mënyrë që të mos e neglizhojnë si në rastin e Emma, e cila nëse do ishte diagnostikuar më herët… ndoshta mund të kishte shpëtuar.

Adoleshentja u nda nga jeta në nëntor të vitit 2015, dhe prindërit e saj thonë se ndonëse ka kaluar më se një vit, dhimbja e tyre është si në ditët e para, ndaj apelojnë të gjithë njerëzit që të kenë kujdes dhe të mos neglizhojnë as problemin më të vogël shëndetësor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme