Mjekët: Nuk ka rrezik nga përhapja e gripit

Edhe pse ndodhemi në sezonin e gripit sezonal, mjekët thonë se nuk ka rrezik të përhapjes së epidemisë. Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjeku Sedet Lumani thotë se kemi një periudhë të qetë me raste sporadike të paraqitjes së gripit, edhe atë para se të uleshin temperaturat nën zeron.

“Në përgjithësi sivjet nuk ka pasur epidemi, ka pasur raste sporadike, në fillim kur ishte temperatura shumë e lartë, por hymë në sezonin e gripit, bile edhe disa ditë para sezonit. Sezoni i gripit fillon prej vitit të ri, diku prej janarit, dhe mbaron deri në fillimin e muajit maj. Momentalisht gjendemi në zonën e rreptësisë por nuk kemi shfaqur forma epidemike të gripit”, deklaroi mjeku Sedat Lumani.

Ndonëse institucionet kanë ndërmarrë aksione të dezinfektimit të disa prej shkollave, mjeku Sedat Lumani thotë se sëmundje ngjitëse nuk është vetëm gripi, andaj dezinfektimi dhe mirëmbajtja e higjienës duhet të bëhen në vazhdimësi.

“Higjiena kolektive mbahet gjatë gjithë vitit, jo vetëm gjatë sezonit të gripit, pasi kemi shumë sëmundje kontagioze tjera, të cilat kërkojnë dezinfektimin e ambientit, siç janë: shkollat, klasat, uzinat, punëtoritë, zyrat e ndryshme ku ka më tepër frekuencë të njerëzve, ato duhet të dezinfektohen të paktën çdo ditë, apo dy herë në ditë”, ka deklaruar më tej ai.

Në aspektin personal, mjeku Lumani apelon për kujdes në radhë të parë për higjienën personale. Duke u nisur nga ajo se sëmundja e gripit është ngjitëse, Lumani gjithashtu thotë se personat e infektuar, duhet të pushojnë dhe t’i shmangen kontaktit me njerëz tjerë gjatë periudhës që mjekësia e parasheh si fazë të shërimit. Megjithatë, Lumani thekson se preventiva më e mirë është marrja e vaksinës së gripit, e cila merret të paktën 40 ditë para paraqitjes së epidemisë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme