Mjekët pa Kufij: Sulmi në spital në Gaza është “masakër”

Mjekët pa Kufij (MSF) e cilësuan bombardimin e Izraelit ndaj Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza si një “masakër” dhe deklaruan se kjo është e “papranueshme”, transmeton Anadolu.

MSF-ja në reagimin e saj përmes rrjetin social X tha se ishin të tmerruar nga bombardimi i Izraelit ndaj spitalit në Gaza që trajtonte pacientët dhe banorët e Gazës të zhvendosur.

“Kjo është një masakër. Është absolutisht e papranueshme”, tha MSF-ja.

– “Spitalet nuk janë objektiva. Kjo gjakderdhje duhet të ndalet”

Më tej, MSF-ja theksoi se asgjë nuk mund të justifikojë këtë sulm tronditës ndaj një spitali, pacientëve të shumtë, punonjësve të shëndetësisë dhe atyre që janë strehuar atje.

“Spitalet nuk janë objektiva. Kjo gjakderdhje duhet të ndalet, mjaft më”, theksoi ajo.

Në reagimin e MSF-së u përfshi edhe deklarata e Dr. Ghassan Abu Sittah, i cili tha se, “Ndërsa ishim në operacion në spital, dëgjuam një shpërthim të madh dhe tavani i sallës së operacionit u shemb. Kjo është një masakër”.

Në deklaratën e tij për Anadolu, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, njoftoi se numri i të vdekurve si pasojë e bombardimeve të Izraelit ndaj Spitalit Baptist al-Ahli në Gaza është rritur në 500.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme