Mjekët – shtatzënave: Mos kërkoni lindje me prerje cezariane

Sakte.net / E shtune, 15 Tetor 2016  –  10:30

Sipas stafit mjekësor në QKUK, vetëm në vitin 2015 nga 9 mijë e 620 lindje, 3 mijë e 882 prej tyre janë realizuar me prerje cezariane.

Doktoresha Suheda Latifi, ka thënë se 90 për qind të rasteve bëhen për shkak të komplikimeve shëndetësore që mund të dalin gjatë lindjes, por shton se është një numër i lartë i grave që bëjnë presion mbi stafin mjekësor që të kryejnë lindjen me prerje cezariane, me arsyen se nuk mund të durojnë dhimbjet gjatë lindjes.

Ajo tha për televizionin publik se ka mungesë vetëdijesimi sa i përket prerjeve cezariane, duke mos qenë në dijeni të rrezikshmërisë.

“Duhet t’i bëhet thirrje nënave të reja, që kurrë mos ta preferojnë lindjen me prerje cezariane para lindjes normale spontane”, ka thënë ajo.

Latifi ka shtuar se lindja me prerje cezariane është bërë problem global.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme