28-vjetori i themelimit të degës së LDK-së në Gjilan u kremtua pa praninë e kreut të kësaj partie, Isa Mustafa.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-kryeministri Mustafa vazhdon të trajtohet në klinikën “Helios” në Pforzheim të Gjermanisë.
Mustafa është duke u përballur me sindromin “Guillain-Barre”.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që e ka vizituar Mustafën në Gjermani, thotë se i është përmirësuar dukshëm gjendja shëndetësore.
Halil Krasniqi, doktori personal i Isa Mustafës, ka thënë për KTV-në se kreu i LDK-së është duke i vazhduar terapitë fizikale dhe se gjendja shëndetësore e tij është përmirësuar.
Ndërkohë, neurologu Blerim Myftiu, që e kishte trajtuar Mustafën sa ishte në Prishtinë, tregon për gjendjen e tij në ditën kur u shtrua në spitalin privat.
Ai tregon se çfarë është sindromi “Guillain Barre”.
Më 14 janar, ish-kryeministri Mustafa është dërguar për shërim në njërën prej klinikave në Pforzheim të Gjermanisë.
© KOHA.