Mjeku Besim Ymaj do t’u përgjigjet 46 pyetjeve për rastin Dehari

Gjykata e Tiranës i ka dhënë dritën jeshile ekzekutimit të letër-porosisë nga Kosova për pyetjen e ekspertit mjeko-ligjor, Besim Ymaj, për rastin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016.

Besim Ymaj, ish-drejtuesi i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, është njëri nga dy ekspertët e kërkuar nga familjarët e të ndjerit Dehari për mbikëqyrjen e autopsisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjyqtari i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, Ahmet Metaliaj, më datë 24 tetor ka marrë në shqyrtim në seancë gjyqësore publike kërkesën penale me kërkues: Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurorja Arminda Hamiti (Moçka) me objekt: ”Kërkesë për lejimin e ekzekutimit të letër-porosisë së autoriteteve të drejtësisë kosovare për marrjen në pyetje të shtetasit Besim Ymaj, ekspert ligjor, banues në Republikën e Shqipërisë” … (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme