Mjeku nga Prizreni: Babai i pacientes më kërkoi të bëja aso sjellje, nuk i kam marrë 200 euro!

Ditën e djeshme u raportua për gjuhën e rëndë që mjeku nga Spitali i Prizrenit kishte përdorur ndaj pacientes së tij, e cila kishte dhimbje të mëdha si pasojë e sëmundjes së Apandesit [Zorra Qorre].

Kurse, sot ka reaguar edhe mjeku në fjalë, Rrahim Ymeri duke i mohuar të gjithë akuzat. Madje, ai ka arsyetuar edhe tonin e lartë të përdorur duke thënë se ka marr leje nga prindi, në mënyrë që pacientja të jetë më e qetë.

“Është e vërtetë që unë kam përdorur fjalor pak të ashpër por ky fjalor është bë me kërkesë të babait të pacientes, i cili nga unë ka kërkuar që të kem tonë më të ngritur që pacientja të jetë me qetë dhe të dëgjohen këshillat, e në atë kohë babai i pacientes ka qenë në korridor” është shprehur kirurgu nga Prizreni.

Kurse, akuzat e familjarëve që mantel bardhi ka marrë 200 euro në këmbim që të fuste në operacion pacientën e cila vuante nga e ashtu quajtura “zorra qorre” i ka mohuar vet mjeku në një prononcim për Indeksonline.

“Nuk është e vërtetë që e kam kushtëzuar operacionin me dhënien e mitos, e as nuk kam marrë 200 euro” ka thënë ai.

Kurse, në fund të bisedës doktori Ymeri ka thënë se në Spitalin Rajonal të Prizrenit nuk ka ardhur asnjë ankesë nga ana e familjarëve për këtë rast, madje ai ka këshilluar që të telefonojmë edhe babain e pacientes në mënyrë që të marrim edhe versionin tjetër të ngjarjes.

Rikujtojmë që ditën e djeshme Spitali i Prizrenit ka dhënë njoftimin se kirurgu Rrahim Ymeri është larguar përkohësisht nga puna.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme