Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit, me qëllim mbështetjen financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit “Sami Kelmendi”, në të cilin projekt, kjo ministri do të investojë 450 mijë euro.
Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, me këtë rast u shprehën se ky investim kapital ndihmon zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Lipjan, transmeton Klan Kosova.