MMPH-ja synon që pas pak ditëve të rrënojë ndërtimet pa leje në Bjeshkët e Kabashit

E shtune, 12 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Në Parkun Nacional Bjeshkët e Kabashit, në një vend ku vështirë shkohet me makina tashmë kanë mbirë disa ndërtime pa leje. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësior që ka autoritet mbi këtë Park ka nënshkruar kontratë me një kompani që të rrënojë rreth pesë vila pa leje.

Të gjitha ndërtimet pa leje në Bjeshkët e Kabashit u bënë në këtë vit. Autoritete komunale të Prizrenit e as Inspektorati i Ministrisë nuk kanë mundur t’i ndalin ato edhe përkundër urdhëresave të shumta.

Ndërkohë që Inspektorati i MMPH-së ka nxjerrë vendim për rrënim, kjo Ministri ka lidhur kontratë me kompaninë “Shehu” nga Prizreni për rrënimin  pa leje të ndërtimeve në Popovinë- në Bjeshkët e Kabashit”. Çmimi për njësi i kontratës është  80 euro (ora), shkruan lajmi.net.

Ud i ministrit të MMPH-së, Ferat Shala e ka konfirmuar për lajmi.net se rrënimi do të ndodhë, por ka thënë se nuk i kujtohet se sa ndërtime pa leje janë aktualisht dhe se kur do të ndodhë aksioni.“Numrin e ndërtimeve pa leje në atë pjesë mund ta merrni në Zyrën për Informim të Ministrisë, pasi nuk po më kujtohet numri i saktë i tyre. Po ashtu mund të informoheni edhe për procedurat tjera”, tha shkurt Shala nëpërmjet telefonit.

Ndërkaq, pronari i kompanisë “Shehu”, Gazi Shehi ka thënë se nuk e di saktë se kur do të bëhet rrënimi i tyre, por sipas Planit të paraparë mendon që kjo do të ndodhë pas një jave.

“80 euro është çmimi i rrënimit për një orë. Kontratën e kemi nënshkruar, por nuk e di saktë se kur do të nis rrënimi, ndodhë në të hënën tjetër, jo në këtë. Ministria e cakton terminin, i lajmëron personat përgjegjës të ndërtimeve, policinë e kështu. Pra janë edhe disa rregulla. Nuk e di saktë se sa ndërtime janë, më kanë thënë se janë tri ose katër, madje më kanë thënë se janë gjashtë, por sido që të jetë ne jemi të gatshëm ta kryejmë  punën tonë”, tha Shehu.

Ndërkaq, Bjeshka e Kabashit është e mbrojtur me ligj./Lajmi.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme