Lajmi i vrasjes së Oliver Ivanoviq bëri jehonë në Tuiter, ku një numër i madh bën thirrje për t’u mbledhur para tempullit të Shën Savës në ora 19:00.
Nën thirrjen “Ne ishim akoma më shumë”, njoftuan për t’u mbledhur në Beograd, si dhe në disa qytete në Serbi, në mënyrë që t’i bëhet nderime kreaut të SDP-së i vrarë sot Oliver Ivanoviq, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Tubimet u shpallën që të mbahen në orën 19 para tempullit të shenjtë të Shën Savas në Beograd, kishës Uspen në Novi Sad dhe katedrales në Kragujevac.