Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë këtij muaji ka paralajmëruar aktivitete të ngjeshura në vendbanimet shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ai së bashku me kryesinë, do të organizoj debate në gjitha vendbanimet shqiptare, ku do të diskutohet hallet dhe dertet e shqiptarëve, në këtë shtet të ashtuquajtur multietnik.
Debatin e parë, lideri i ASH-së, Ziadin Sela së bashku me Dr. Arben Taravari dhe Doc.Dr. Elmi Aziri do të zhivillojnë të hënën në Kumanovë dhe Likovë.
Aktivitete të ngjajshme pastaj do të zhivillohet edhe në të gjitha komunat shqiptare.
Aleanca për Shqiptarët këtyre ditëve gjithashtu ka filluar regjistrimin e anëtarëve të rinjë për ti përforcuar rradhët deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.