Arian Çani largohet nga Tv Klan, kjo është moderatorja e njohur që do t’i “zërë” vendin.
Arian Çani nuk do të jetë më pjesë e TV Klan? Kryefjala.com mëson se shprehjen e tij të famshme “Mirëmbrëma tokësore” nuk do ta dëgjojmë në këtë televizion.
Tashmë mësohet se gazetari i njohur do të jetë pjesë e televizionit ABC, raporton Kryefjala.
Por kush do e zërë hapësirën e Çanit të premten në darkë në TV Klan?
Sërish, Kryefjala mëson se “vendin” e Çanit do ta zërë moderatorja e njohur Luana Vjollca. Mirëpo, ende nuk dihet se cili është formati që Luana do të moderojë.