Modelet e ndryshme zgjedhore dhe ndikimi i tyre ndaj partive politike

Bashkautori i analizës për atë se sa është proporcional modeli zgjedhor maqedonas, Kristijan Fidanovski, i ftuar në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat prezantoi një pjesë të rezultateve të cilat tregojnë se cili do të ishte numri i mandateve që do të merrnin partitë më të vogla dhe cili i partive më të mëdha, në rast se në vend të gjashtë Njësive Zgjedhore do të kishim vetëm një njësi, shkruan Alsat.

“Në rast se në vitin 2020, në vend të gjashtë Njësive Zgjedhore do të kishte një, atëherë partitë më të mëdha, LSDM dhe VMRO-DPMNE do të humbnin nga disa mandate, ndërsa partitë më të vogla do të fitonin nga disa mandate më shumë. Në rast se sërish, në bazë të të njëjtave rezultate, do të kishte një Njësi Zgjedhore, por dhe prag prej 5 %, por madje edhe 3%, rezultati do të ishte edhe më pak i përshtatshëm për partitë më të vogla, ndërsa më i përshtatshëm për partitë më të mëdha. Ata do të merrnin edhe nga disa mandate në raport me atë që e kanë marr në vitin 2020”, tha Fidanovski. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme