Modeli i ri Q8 i Audi, pamje nga afër

Dinamik, efiçient dhe shumë i rehatshëm, ky është përshkrimi për konceptin më të ri nga Audi i cili u prezantua në ngjarjen e veturave 2017 Detroit Auto Show.

Ky model hibrid nga Audi është i gjatë 5.02 metra. Ky model mund të karikohet përmes prizës apo me anë të motorëve me djegie të brendshme.

Interieri duket se i takon të ardhmes me një dizajn i cili ofron dukje të bukur dhe komfort të jashtëzakonshëm, transmeton Express.

Ky model koncept vjen me motor 3.0 TFSI i cili prodhon 245 kW fuqi dhe 500 Nm torkë. Motori elektrik prodhon 100 kW fuqi dhe 700 Nm torkë, pra të dy motorët së bashku prodhojnë 330 kW fuqi dhe 700 Nm torkë. Kjo fuqi transmetohet tek rrotat përmes transmisionin tiptronik me 8 shpejtësi.

Audi Q8 koncept, përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 5.4 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 250 km/h.

Se si duket nga afër ky model i ri, mund t’i shihni fotot më poshtë:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme