Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini mbrëmë u takua me kryeministrat dhe ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, informojnë nga zyra e saj.
Në darkën, e mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u bisedua për perspektivën evropiane të rajonit dhe për avancimin e arritur deri më tani.
“Ata shprehën mbështetje për hapjen e negociatave inkuadruese të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, duke nënvizuar se ky vendim është kyç jo vetëm për dy vendet e cenueshme, por për tërë rajonin dhe për BE-në”, qëndron në kumtesën e kabinetit të Mogerinit.
Përveç kësaj, të gjithë të pranishmit u pajtuan se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojnë dhe të arrihet marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes të dy palëve.
“Të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor e konfirmuan angazhimin e tyre të fuqishëm për perspektivën e BE-së, duke theksuar se puna reformuese vazhdon si edhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, thonë nga kabineti i Federika Mogerinit./Alsat.M/