Mogherini do të vizitojë Kosovën Maqedoninë dhe Serbinë

Kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini, do të zbresë në Ballkanin Perëndimor javën tjetër.

Italiania do të jetë në Maqedoni, Kosovë e Serbi, por vizita në vendin tonë do të ketë rëndësinë më të madhe.

Ajo do të marrë pjesë, më 3 mars, të premten në përurimin e përfundimit të punimeve në urën e lumit Ibër në Mitrovicë, mëson KTV-ja.

Ky është një projekt i Bashkimit Evropian, që fillimisht duhej të përfundonte në qershor, e më pas në tetor të vitit të kaluar.

Deri atëherë pritet që serbët lokalë të përfundojnë me punimet për vënien e pengesës së re me lule, që çon në rrugën kryesore të veriut të Mitrovicës.

Paraprakisht, në takime të ndara në Prishtinë ajo do të takojë presidentin Thaçi dhe kryeministrin Mustafa. E, pas kthimit me helikopter nga Mitrovica, ajo do të marrë pjesë në një drekë që do ta organizojë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e për të cilën ftesë kanë liderët e të gjitha partive parlamentare të Kosovës.

Takimi do të duhej të ndodhte një ditë pas vendimit për Haradinajn në Francë, e tema kryesore e diskutimit do të jetë miratimi i demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend.

Në Maqedoni, Mogherini do të flasë me liderët politikë për krizën pas zgjedhjeve dhe pamundësinë e krijimit të qeverisë së re, kurse në Serbi për rrugën e saj drejt BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme