Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, po vazhdon me qëndrimet e tij të njëjta duke mos bërë pezullimin e taksës, ai po vazhdon që raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të dëmtohen pasi nuk po dëgjon kërkesat e tyre për taksën dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje historike mes dy vendeve.
Haradinaj gati se katër muaj ka bllokuar dialogun në Bruksel që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo që është afër nënshkrimit mes dy vendeve.
Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar që taksa të hiqet dhe t’i hapet rrugë dialogut, pasi Serbia nuk dëshiron të rikthehet në dialog pa hequr Kosova taksën ndaj produkteve të tyre.
BE ka kërkuar përsëri që taksa të hiqet nga ana e Kosovës, Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini ka kërkuar edhe njëherë nga Kosova që taksa të hiqet.
Mogherini ka thënë për ‘Zëri’ se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk vazhdon pa u hequr taksa 100%.
BE ka kërkuar që Kosova sa më parë të marrë vendime të duhura dhe t’i rikthehet tavolinës së bisedimeve.